Fillimi Lajme“Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi”

“Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi”

nga Shekulli Agency

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, njoftoi se anija kërkimore sizmike MTA Oruç Reis lundroi nga Antalya për misionin e saj të ri dhe arriti në zonën ku do të punojë në Detin Mesdhe.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Dönmez njoftoi se për pavarësinë energjetike, Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.

“Anija jonë për Kërkime Sizmike MTA Oruç Reis u nis nga Antalya për misionin e saj të ri në Mesdhe dhe arriti në zonën ku do të punojë. 83 milionë janë pas teje, Oruç Reis”, tha ministri Dönmez.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies