Fillimi LajmeTurqi, zbulohet një pjesë e statujës nga periudha romake

Turqi, zbulohet një pjesë e statujës nga periudha romake

nga Shekulli Agency

Në qytetin Amasra në bregdetin e Detit të Zi të Turqisë, është gjetur një pjesë e statujës që supozohet se i përket periudhës romake.

Alay Kay (60) kishte vënë re objektin në bregun e detit. Pasi iu afrua ai e kuptoi se bëhet fjalë për pjesën e poshtme të statujës së një personi në një pozicion të ulur.

Për gjetjen e objektit në fjalë ai informoi Muzeun në Amasra, ekspertët e të cilit vendosën që pjesën e statujës në lartësi prej një metër, të vendosin në muze për analiza.

Drejtori i muzeut Baran Aydin për AA tha se analizat e parë tregojnë se statuja mund t’i përkasë periudhës romake, por nevojiten hulumtime të mëtjeshme të detajuara të pjesës së gjetur për të konstatuar periudhën të cilës i takon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies