Fillimi LajmeTurkish Airlines ndërpret të gjitha fluturimet me Italinë

Turkish Airlines ndërpret të gjitha fluturimet me Italinë

nga Shekulli Agency

Kompania ajrore Turkish Airlines (THY) njoftoi se ka anuluar të gjitha fluturimet e saj drejt Italisë duke filluar nga 1 marsi, transmeton AA.

Në një deklaratë nga zyra për media e THY, thuhet se për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit të ri (Covid-19) janë anuluar në mënyrë të ndërsjellë të gjitha fluturimet me Italinë duke filluar nga data 1 mars.

Udhëtarët do të kenë mundësi të marrin informacione të detajuara në lidhje me fluturimet e tyre përmes faqes “www.turkishairlines.com”, qendrave të thirrjeve ose nëpërmjet zyrave të autorizuara të shitjeve, thuhet në njoftim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies