Fillimi LajmeTurkish Airlines dërgon 60 ton ndihma ushqimore në Somali

Turkish Airlines dërgon 60 ton ndihma ushqimore në Somali

nga Shekulli Agency

Një avion mallrash i Turkish Airlines me mbi 60 ton ndihma ushqimore dhe furnizime mjekësore mbërriti në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të martën si pjesë e një fushate të ndihmës globale të Turqisë.

“Aeroplani i Turkish Airlines mbërriti. Ai mban më shumë se 60 ton ndihma humanitare. Turkish Airlines ndihmon Somalinë #loveArmyFor Somalia “, theksoi Turkish Airlines në Twitter.

Zyra e kompanisë ajrore në Mogadishu po ashtu konfirmoi për AA se avioni ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar Adan Adde.

Që nga viti 2011, Turkish Airlines ka qenë transportuesi i vetëm ajror ndërkombëtar që i ka shërbyer Somalisë, e cila këtë vit është përballur me kërcënimin e urisë.

Qeveria turke të dielën dhuroi afër 170 ton ndihma ushqimore pasi zëvendëskryeministri turk Veysi Kaynak vizitoi Mogadishun.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies