Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me mediat, njoftoi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në darkën vjetore me gazetarë.
“Nuk do të marrë pjesë në darkën e sivjeme me Shoqatën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ju lutem ua përcillni dëshirat e mia më të mira dhe kaloni bukur”, ka shkruar Trump në Twitter.
Marrëdhëniet e Trump me mediat janë të tensionuara, kurse disa media i ka quajtur “lajme të rreme”, pas publikimit të detajeve të diskutueshme që kanë të bëjnë me administratën e tij.
Darka e Shoqatës së korrespondentëve tradicionalisht mbahet në prill, ku zakonisht marrin pjesë presidenti, gazetarë të Shtëpisë së Bardhë dhe figura publike.
Në darkën e organizuar në vitin 2011, Trump ishte objektiv i komikut Seth Meyers, i cili asokohe u tall me biznesmenin amerikan për shkak të thashethemeve se ai do të kandidojë për president në vitin 2012.
Në fjalën e tij atë natë më pas edhe presidenti Barack Obama bëri shaka me kandidaturën e mundshme të Trump-it. Dy javë më vonë, Trump hodhi poshtë kandidaturën.