Fillimi LajmeTrump njofton tarifë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet

Trump njofton tarifë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se ka nënshkruar dokumente për vendosjen e një tarife 10 për qind mbi të gjitha importet nga çdo vend.

“Është nderi im i madh që sapo kam nënshkruar, nga Zyra Ovale, një tarifë globale 10 për qind për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ky veprim vjen pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi shumicën e tarifave të Trumpit.

Me një vendim me 6 vota pro dhe 3 kundër, gjykata konstatoi se Trump e ka tejkaluar autoritetin e tij kur vendosi tarifa të gjera duke u mbështetur në një ligj të rezervuar për raste emergjence kombëtare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies