Telenovela e re “Payitaht Abdulhamit” e kanalit TRT 1 përgatitet për transmetim që do të filloj ditën e premte më 24 shkurt.
Telenovela “Payitaht Abdulhamit”, e cila shpjegon periudhën e vështirë për ekzistencë të Perandorisë Osmane dhe sundimin 33-vjeçar prej vitit 1876 të Sulltan Abdulhamitit, i njohur edhe me titullin “Prijësi i Shenjtë” (Ulu Hakan) është produkcion i kompanisë “Es Film” dhe do të transmetohet në ekranet e kanalit TRT 1.
Xhirimet e telenovelës kanë filluar në platonë e Seka Filmit në qytetin Koxhaeli (Kocaeli), ndërsa regjisor i telenovelës është Serdar Akar. Ndërkaq rolin e Sulltan Abdulhamit Hanit e luan aktori Bylent Inall (Bülent İnal).
Kjo telenovelë do të sjell në ekran periudhën më kurioze dhe më të diskutuar të historisë së Perandorisë Osmane të sundimit të Sulltan Abdulhamiti gjatë kohës kur territoret osmane ishin pre e manipulimeve botërore. Sulltan Abdulhamit Han gjatë sundimit të tij 33-vjeçar me mendjemprehtësinë e tij arriti të mbajë në këmbë Perandorinë me të gjitha forcat, ndërsa në ekranet e TRT-së do të sillen 13 vitet e fundit të sundimit të tij.
Payitaht Abdulhamit do të sjell në ekran për teleshikuesit tregimin e këtij njeriu zemërmadh, i cili iu kundërvë shteteve perëndimore deri sa ata dëshironin të dizajnojnë “shekullin e ri” me ngjarjet që u jetuan në 13 vitet e fundit të Sulltan Abdulhamit Han i 2-të.
Tema kryesore e telenovelës është lufta!
Në telenovelën “Payitaht Abdulhamit”, e cila do të përcjell ngjarjet kryesore të shekullit të 20-të të jetuara gjatë sundimit të Abdulhamitit, do të zë vend edhe Lufta e Greqisë e cila përfundoi me fitoren e osmanlinjve pas një kohe të gjatë.
Në këtë telenovelë do të përcillet edhe periudha kur nga Sulltani u kërkuan territoret palestineze pas kongresit të 1-rë sionist, të cilat sulltani i mbrojti vendosmërisht.
Ndërkaq do të trajtohet edhe një projekt tjetër i suksesshëm i Sulltanit, ai i linjës hekurudhore të Hixhazit si dhe ngjarjet tjera të rëndësishme të asaj periudhe.
Kjo telenovelë e cila premton të jetë një dhuratë e fortë për gjeneratat e reja dhe historinë e ardhshme të këtij populli duke i dëshmuar luftës së Sulltan Abdulhamit Hanit, do tu përcjell teleshikuesve edhe mesazhin e “Luftës”.
Në rolet kryesore janë Bylent Inal (Bülent İnal), Ozlem Xhonker (Özlem Conker), Selen Oztyrk (Selen Öztürk), Akën Akënozy (Akın Akınözü), Ezgi Ejubollu (Ezgi Eyuboğlu), Hakan Bojav (Hakan Boyav), Sajgën Sojsall (Saygın Soysal) dhe Umut Kurt. Përveç 50 roleve kryesore në telenovelë merr pjesë edhe një kuadër i madh i aktorëve rreth 400-500 aktorë dhe figurantë. Herë pas here me teleshikuesit do të takohen edhe mjeshtrit e aktrimit. Në xhirimet e telenovelës merr pjesë ekipi teknik prej 120 personave.