Eskavatori, ndihmë e qeverisë turke do të menaxhohet nga Bordi i Kullimit të rrethit Lushnje dhe nga ana e ministrit Panariti është konsideruar si ndihmë e ardhur në kohën e duhur, për shkak të pritjes së një viti me shira…
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, Edmond Panariti, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Hidayet Bayraktar dhe drejtori i TIKA-s në Shqipëri, Prof. Dr Birol Çetin ishin sot në Lushnje për të ndjekur nga afër ceremoninë e dhurimit të një eskavatori, i cili do të intensifikojë punimet për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese.
Eskavatori, ndihmë e qeverisë turke do të menaxhohet nga Bordi i Kullimit të rrethit Lushnje dhe nga ana e ministrit Panariti është konsideruar si ndihmë e ardhur në kohën e duhur, për shkak të pritjes së një viti me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.
Ministri Panariti falënderoi ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe qeverinë e Turqisë për këtë kontribut me vlerë për sistemin kullues.
“Ky është një materializim i vullnetit të shprehur nga qeveria turke për të ndihmuar qeverinë shqiptare, Ministrinë e Bujqësisë për rritjen e kapaciteteve për punimet në kanalet vaditëse dhe kulluese”, tha ndër të tjera ministri Edmond Panariti.(AA)
