Fillimi LajmeThaçi mbërrin në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoganit

Thaçi mbërrin në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoganit

nga Shekulli Agency

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdoğan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale.

Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi.

Ndryshe, në ceremoninë e inagurimit pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoğan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies