Fillimi LajmeTërmeti në Izmir, të paktën 4 jetë të humbura dhe 120 të plagosur

Tërmeti në Izmir, të paktën 4 jetë të humbura dhe 120 të plagosur

nga Shekulli Agency

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 120 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, katër qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 120 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.

AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies