Një burrë në Teksas të Amerikës ka pranuar vrasjen e gjashtë fëmijëve të tij, të ish të dashurës dhe burrit të saj. David Ray Conley III, 48-vjeçar është duke u përballur me tri akuza për vrasje. Ai të shtunën mbrëma ka vrarë djalin e tij dhe pesë fëmijët e ish-gruas, të cilët i rriti së bashku me të.
Në dëshminë e dhënë nga burgu, Conley ka qarë derisa ka sqaruar se ishte “lodhur” nga Valerie Jackson, e cila kishte pasur një lidhje me një burrë për 14 vjet me radhë.
Gjatë intervistës, Conley ka thënë se e donte djalin e ti, porse ishte problematik dhe kishte filluar të shndërrohej në një përbindësh.
“Natani (djali i tij) nuk më respektonte pasi nëna e tij e kishte kthyer kundër meje. Ajo më injoroi mua”, ka thënë ai.
“Unë po bëja punën time sepse kështu kërkoi Zoti nga unë. Zoti më pyeti nëse mund t’i ndihmoja ata. Në Bibël Zoti thotë se duhet dënohen ata që nuk e respektojnë nënën dhe babanë. Unë nuk jam i çmendur, por njeri besimtar”, ka thënë veç të tjerash ai
