Fillimi LajmeSulmuesi në aeroportin e Parisit ka qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

Sulmuesi në aeroportin e Parisit ka qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

nga Shekulli Agency

Testet toksikologjike të kryera te sulmuesi i vrarë kanë dëshmuar për nivelin e alkoolit prej 0,93 gram për litër gjak, si dhe prani të kokainës dhe kanabisit

Zyrtarët francezë kanë konfirmuar se 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem, i cili të shtunën u qëllua për vdekje në aeroportin Orly në kohën kur po sulmonte ushtarët francezë, ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës.

Zyra e prokurorit të Parisit, ka njoftuar se testet toksikologjike të kryera te sulmuesi i vrarë kanë dëshmuar për nivelin e alkoolit prej 0,93 gram për litër gjak, si dhe prani të kokainës dhe kanabisit.

Babai i tij tha të dielën se Ziyed “nuk ka qenë terrorist”, por se për veprimin e tij, fajtorë janë alkooli dhe droga. “Biri im nuk ka qenë terrorist. Ai asnjëherë nuk është lutur, ndërkohë që pinte alkool. Ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kanabisit”, tha babai i Ziyedit të vrarë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies