Fillimi LajmeSulmet në Irak, të paktën 13 të vdekur

Sulmet në Irak, të paktën 13 të vdekur

nga Shekulli Agency

Në sulmin e ndodhur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Komanda e Operacioneve të Bagdadit, thuhet se në lagjen Ebu Tishir, që gjendet në jug të kryeqytetit ka ndodhur sulm me autobombë. Nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 13 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë.

Ndërsa në deklaratën me shkrim të Komandës së Operacioneve të Basra-s, konfirmohet se në rajonin Rumejle të qytetit Basra kanë ndodhur 2 sulme me autobombë. Në sulmin kanë humbur jetën ose janë plagosur të paktën 15 persona.

Përgjegjësinë mbi sulmet i mori organizata terroriste DEASH.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies