Fillimi LajmeSulm terrorist gjatë një parade ushtarake në Iran

Sulm terrorist gjatë një parade ushtarake në Iran

nga Shekulli Agency

Bëhet e ditur se një sulm terrorist ka ndodhur gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit.

Njoftohet se 24 persona kanë humbur jetën në sulmin e armatosur të kryer në një paradë ushtarake në qytetin Ahvaz.

Zv.prefekti i rajonit Huzistan, Ali Husejinzade, duke folur në televizionin shtetëror ka njoftuar se 24 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur në sulmin e armatosur të kryer në një paradë ushtarake në qytetin Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, e cila zhvillohej me rastin e përvjetorit të luftës Iran-Irak.

Po ashtu zyrtari iranian informoi se kanë vdekur dy dhe dy të tjerë janë kapur gjallë nga autorët e sulmit të kryer ndaj një ceremonie ku merrnin pjesë edhe zyrtarë ushtarakë dhe politikë.

Ndërsa zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ramazan Sherif, ka njoftuar se sulmi ndaj paradës ushtarakë në qytetin Ahvaz është kryer nga organizata El Ahvazije. Po ashtu në deklaratën e tij në agjencinë ISNA Sherif ka pretenduar se ky grup mbështetet nga Arabia Saudite.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies