Katër persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një bar në rajonin Kansas të SHBA-ve, transmeton AA.
Sipas lajmit të KSHB-TV, mësohet se një sulm me armë është kryer në një bar në orët e natës në Kansas City.
Policia ka raportuar se një person ose persona të paidentifikuar kanë shtënë pasi kanë hyrë në bar duke qëlluar 9 persona nga të cilët 4 kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë dërguar në spital të plagosur.
Zyrtarët e policisë thanë se ngjarja po hetohet dhe se zhvillimet do të ndahen me opinionin publik.