
Industria turke e mbrojtjes dhe aviacionit theu rekordin e eksportit për periudhën 9-mujore.
Në 9 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet e sektorit në fjalë u rritën me 37,7% pra 1 miliardë e 855 milionë dollarë.
Mjetet ajrore pa pilot (IHA), mjetet tokësore dhe ajrore të prodhuara nga Industria turke e Mbrojtjes dhe Aviacionit përbëjnë një vend të rëndësishëm në eksportet e Turqisë.
Kompanitë Turke bëjnë eksport në shumë vende, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe vendet e Gjirit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendi që shënoi eksportin më të lartë në fushën e industrinë së mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë në 9 muaj e parë të viti, përkatësisht 595 milionë e 248 mijë dollarë.
Pas Amerikës vjen Gjermania me 184 milionë e 776 mijë dollarë dhe më pas Omani me 180 milionë e 356 mijë dollarë, vend që preferon automjetet tokësore të blinduara të industrisë turke të mbrojtjes.
Edhe mjetet ajrore ma pilotë me armë, Bayraktar TB2, që janë prodhimi i parë vendor dhe kombëtar i këtij lloji të Turqisë u eksportuan në Ukrainë dhe Katar.
TRT-shqip