Fillimi LajmeZgjedhjet parlamentare në Kosovë: LDK kryeson me një përqindje të ngushtë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: LDK kryeson me një përqindje të ngushtë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje

nga Shekulli Agency

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës nga 41,27 për qind të votave të numëruara, në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryeson me 25,21 për qind apo 82.080 vota të grumbulluara.

Sipas rezultateve të KQZ-së, LDK kryeson me një përqindje të ngushtë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka grumbulluar 79.186 vota apo 24,32 për qind, ndërsa në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22,62 për qind apo 73.645 vota të grumbulluara.

Në konferencën e fundit për media, kryetarja e KQZ-së, Valdeta Daka, njoftoi se jehona e daljes në zgjedhje ishte 44,18 për qind apo 812.049 votues nga gjithsej 1.937.868 të regjistruar shfrytëzuan të drejtën e votës.

Pritet që sonte më vonë, KQZ të dal me rezultatat e preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LDK ka emëruar kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin, e cila në historinë e Kosovës është e vetmja kandidate grua për kryeministër. Kandidat i Vetëvendosjes është kreu i partisë, Albin Kurti, ndërsa i PDK-së, po ashtu kreu i partisë Kadri Veseli.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, koaliconi PAN i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA Socialdemokrate grumbulluan më shumë vota dhe formuan qeverinë e vendit, ndërsa LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje mbetën në opozitë.

Këto janë zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend, të cilat u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj si arsye e ftesës ndaj tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore u pëfshinë 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku garuan gjithsej pesë kandidatë për postin e kryeministrit, do të vendosin për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve 100 do t’i përfaqësojnë subjektet politike, dhjetë do të ruhen për përfaqësuesit e komunitetit serb dhe dhjetë për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies