Fillimi LajmeSuedi, pushohet nga puna drejtori i cili refuzoi të zbatojë ndalesën e shamisë

Suedi, pushohet nga puna drejtori i cili refuzoi të zbatojë ndalesën e shamisë

nga Shekulli Agency

Drejtori i shkollës “Prastamosse” në rajonin suedez Skone, Mattias Liedholm u përjashtua nga puna pasi refuzoi të zbatojë vendimin e komunës që ka të bëjë me mbajtjen e shamisë në shkollë.

Liedholm, që kritikoi këtë vendim të komunës dhe refuzoi ta zbatojë në shkollë, nuk e ushtron më funksionin e drejtorit, njoftoi televizioni suedez SVT.

“Atë që momentalisht e di është se jam pushuar derisa kundër meje zhvillohet hetim”, tha Liedholm.

Pesë muaj më parë, Këshilli bashkiak në qytetin e vogël Skurup miratoi një vendim, përkatësisht ndalimin e mbajtjes së shamisë për nxënës nën moshën 13-vjeçare, pas së cilës u prononcua Liedholm, duke thënë se ai nuk ishte në dijeni të një ndalimi të tillë dhe nuk do ta zbatonte atë në shkollën e tij, për të cilin tashmë është ish-drejtor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies