Fillimi LajmeSuedi, protestojnë familjet që u janë marrë fëmijët nga shërbimi social

Suedi, protestojnë familjet që u janë marrë fëmijët nga shërbimi social

nga Shekulli Agency

Prindërit që u janë marrë fëmijët nga shërbimi social u mblodhën në qytetin Malmö të Suedisë për të protestuar kundër institucionit të shërbimit social.

Më parë familjet kanë zhvilluar protesta më 7 shkurt përpara parlamentit në Stockholm, më 13 shkurt në Göteborg ndërsa kësaj radhe ata u mblodhën në sheshin Möllevngstorget në qytetin Malmö.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Na jepni fëmijët tanë”, “Na merr malli për fëmijët tanë”, “Jemi përballur me padrejtësi” dhe “Duam drejtësi”.

Kryetari i Partisë “Nuancat”, Mikail Yüksel, i cili ka marrë pjesë në protestë ka theksuar se këto protesta do të vazhdojnë deri kur familjet të marrin të drejtat e tyre.

Ai tha se protestat vazhdojnë duke u rritur. “Falë protestave shumë familjeve që u janë marrë fëmijët në mënyrë të heshtur u ka ardhur besimi. Çdo protestë zhvillohet me më shumë pjesëmarrje, më shumë persona luftojnë për të marrë fëmijën e tyre nga institucioni i shërbimeve sociale”, tha Yüksel.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies