43
Nga dita e martë, shtetasit e Gjeorgjisë kanë filluar të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) pa pasur nevojë për vizë.
Qytetarët e Gjeorgjisë me pasaporta biometrike do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa vizë, për biznes, turizëm ose vizita familjare në shtetet e BE-së ku do të mund të qëndrojnë për 90 ditë.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk do të përfshihen në marrëveshje sepse nuk janë pjesë e Shengenit.
Megjithatë, vendet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra janë të përfshira.