Fillimi LajmeShqipëria goditet nga një tërmet

Shqipëria goditet nga një tërmet

nga Shekulli Agency

Shqipëria është goditur nga një tërmet, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM), një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Qarkun e Korçës në orët e mëngjesit.

IGJEUM njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, me thellësi 25 kilometra, ndërsa lëkundje ka patur edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë ende nuk ka informacione zyrtare nga institucionet për dëme të mundshme nga tërmeti.

Kujtojmë se Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë u goditën më 21 shtator nga një tërmet me një magnitudë 5.8 sipas shkallës Rihter, i cili u vlerësua nga autoritetet si “tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies