Fillimi LajmeUshtarët turq dhe rusë fillojnë patrullimin e parë të përbashkët në lindje të Eufratit

Ushtarët turq dhe rusë fillojnë patrullimin e parë të përbashkët në lindje të Eufratit

nga Shekulli Agency

Në kuadër të zbatimeve për “zonën e sigurtë” në Siri, ushtarët turq dhe rusë filluan patrullimin e parë të përbashkët tokësor në lindje të Eufratit.

Autokolona e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) e përbërë nga automjete të blinduara me flamur turk është nisur nga fshati Sevimli 20 kilometra në perëndim të rajonit Kızıltepe në qytetin Mardin të Turqisë. Pasi ka kaluar kufirin autokolona turke është takuar me autokolonën e ushtarëve rusë duke iu bashkuar patrullimit të përbashkët tokësor.

Elementet e TSK-së dhe ato rusë po zhvillojnë patrullimin tokësor në zonat periferke të rajonit Al-Darbasiyah.

Zhvillimet në pikën kufitare po ndiqen nga një numër i madh gazetarësh.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies