
Ambasadori i Francës në Ankara, Charles Fries, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë për shkak të vendimit të Francës në lidhje me operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.
Sipas burimeve diplomatike, ambasadorit francez i është komunikuar reagimi i Turqisë në lidhje me rezolutën e miratuar në parlamentin francez.
Më herët, Ministria e Jashtme dënoi vendimin dhe tha se “është e qartë që Franca e mori këtë vendim pasi i dështoi plani për krijimin e një shteti terrorist në Siri”.
Asambleja Kombëtare e Francës të mërkurën miratoi njëzëri një rezolutë simbolike që dënon operacionin “Burimi i Paqes” i cili u nis më 9 tetor për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojnë kufijtë e Turqisë, të ndihmojnë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojnë integritetin territorial të Sirisë.