Fillimi LajmeShënohet Dita e Masakrës së Haxhetit në Sanxhak

Shënohet Dita e Masakrës së Haxhetit në Sanxhak

nga Shekulli Agency

33345678

Ky manifestim mbahet nën mesazhin “se askush nuk do t’i ndalë në tregimin e së vërtetës”, dhe me thirrje drejtuar Qeverisë së Serbisë që t’i hapë arkivat për të saktësuar numrin e saktë të të vrarëve në Haxhet të Sanxhakut.

 

Populli boshnjak në Novi Pazar të Sanxhakut sot organizon “Marshin e Haxhetit” në të cilin shënon shtatëdhjetë vjetorin e pushkatimit të boshnjakëve nga ana regjimi komunist, të akuzuar me pretendimin se gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë bashkëpunuar me okupatorin.

Ky manifestim, në të cilin shënohet 4 shtatori, Dita e Shehidit, mbahet nën mesazhin “se askush nuk do t’i ndalë në tregimin e së vërtetës”, dhe me thirrje drejtuar Qeverisë së Serbisë që t’i hapë arkivat për të saktësuar numrin e saktë të të vrarëve në Haxhet të Sanxhakut.

Në këtë masakër që njihet si e Haxhetit, numri i saktë i vrarëve nuk dihet, por sipas disa shkrimeve ai është 1639 persona, madje edhe mbi 2000 vetë.

Vlen të përmendet se në këtë ngjarje kontribut të veçantë ka dhënë edhe Aqif Blyta dhe Ahmet Daca në mbrojtjen e popullatës, të cilët më pas u arrestuan dhe pushkatuan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies