Fillimi LajmeSHBA, vdekjet nga koronavirusi rriten në 150, rastet kalojnë shifrën 9.400

SHBA, vdekjet nga koronavirusi rriten në 150, rastet kalojnë shifrën 9.400

nga Shekulli Agency

Universiteti John Hopkins në Maryland, i cili merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, ka bërë të ditur se numri i vdekjeve nga virusi COVID-19 në SHBA ka arritur në 150.

Numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar shifrën 9.400, ndërsa shteti Washington, ku epidemia u raportua për herë të parë në SHBA, vazhdon të jetë shteti më i prekur me 68 vdekje.

Veç kësaj, 20 vdekje u raportuan në New York dhe 16 në California, ndërsa në 19 shtete të tjera numri mbetet më i vogël.

Në total 106 persona të diagnostifikuar me COVID-19 janë shëruar nga virusi deri më tani.

Sipas Universitetit John Hopkins, koronavirusi i ri për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 159 vende dhe territore në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin një pandemi globale, me rreth 219.500 raste të konfirmuara dhe pothuajse 9 mijë vdekje në mbarë botën.

Mbrëmë vonë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nënshkroi në ligj një paketë të ndihmës urgjente të vlerësuar në 105 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Paketa përfshin testim falas të virusit COVID-19, pagesa për familje dhe pushim për të sëmurit për shumë amerikanë të cilët përndryshe u mungonin përfitimet e tilla. Kjo masë vlen për punonjësit për kompani që kanë nga 50 deri në 500 të punësuar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies