Fillimi LajmeSHBA, rritet në 7 numri i të vdekurve nga të shtënat në Teksas

SHBA, rritet në 7 numri i të vdekurve nga të shtënat në Teksas

nga Shekulli Agency

Numri i personave që humbën jetën në të shtënat që ndodhën në shtetin jugor të SHBA-së, Teksas, është rritur në shtatë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, njoftojnë autoritetet shtetërore.

Dy persona që ishin plagosur në të shtënat në Odessa dhe Midland, i janë nënshtruar plagëve duke rritur në shtatë numrin e viktimave.

Të shtunën, një sulmues i armatosur i cili rrëmbeu një kamion të postës amerikane, ishte duke bredhur në rrugët e qyteteve Odessa dhe Midland dhe qëllonte kalimtarë të rastit.

Departamenti i policisë në Midland konfirmoi se sulmuesi, një njeri i bardhë në të 30-at, u vra në qendrën “Cinergy” në Odessa. Mbetet i paqartë motivi i sulmuesit.

Në një incident tjetër që ndodhi të shtunën, të paktën dhjetë adoleshentë u plagosën në të shtënat gjatë një ndeshjeje futbolli në shtetin jugor amerikan Alabama, njoftojnë mediat lokale.

Incidentet ndodhin në më pak se një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse raciste në El Paso të Teksasit, ku u vranë 22 njerëz dhe u plagosën 24 të tjerë. Sulmi ka risjellë thirrjet për kontroll më të rreptë të armëve në SHBA, ku shënohen më shumë vdekje nga armët për kokë banori në krahasim me çdo shtet tjetër të industrializuar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies