Fillimi LajmeSHBA, mijëra të pastrehë do ta presin dimrin në rrugët e qyteteve

SHBA, mijëra të pastrehë do ta presin dimrin në rrugët e qyteteve

nga Shekulli Agency

Në SHBA rreth 580 mijë njerëz të pastrehë do të mbesin në rrugë gjatë muajve të dimrit, transmeton (AA).

Rreth 580 mijë njerëz që jetojnë në rrugët e SHBA-së, e cila pësoi goditjen më të madhe gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), do të kërkojnë një vend të ngrohtë për të qëndruar në muajt e ardhshëm të dimrit.

New Yorku me 80 mijë dhe Los Angelesi me 65 mijë, kanë popullatën më të madhe të të pastrehëve në vend. Ndërsa Washingtoni që është ‘zemra’ e vendit ka rreth 8 mijë të pastrehë.

Të pastrehët, të cilët jetojnë pranë vendeve të rëndësishme, si Shtëpia e Bardhë dhe Ndërtesa e Kapitolit, jetojnë në çadra gjatë verës.

Të pastrehët janë bërë pothuajse një realitet i vendit, kështu që shumë qytetarë nuk u kushtojnë më vëmendje atyre.

Me afrimin e dimrit, problemet e të pastrehëve nuk janë në asnjë axhendë të qeverisë që duhet të punojë për të mbrojtur këtë kategori të njerëzve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies