
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të martën mbrëma akuzuan Rusinë se ka kryer interceptim “të pasigurtë dhe joprofesional” ndaj një avioni të marinës në Detin Mesdhe.
Avioni detar patrullues-zbulues PA-8A ka fluturuar në Mesdheun lindor mbi ujërat ndërkombëtare ku e interceptuan dy avionë luftarakë rusë Su-35, thuhet në njoftimin e flotës së gjashtë të flotës amerikane.
“Interceptimi ka qenë i pasigurt dhe joprofesional për shkak të pilotëve rusë që mbanin afërsi në secilin krah të P-8A njëkohësisht, duke kufizuar aftësinë e P-8A për të manovruar në mënyrë të sigurtë”, theksohet më tej.
Marina i quajti veprimet e pilotëve si “të panevojshme” dhe i akuzoi ata se “nuk kanë qenë në përputhje me rregullat e mira ajrore dhe rregullat e fluturimit ndërkombëtar” dhe duke bërë kështu rrezik sigurinë e tyre.
“Veprime si këto rrisin potencialin për përplasje”, u tha më tej.
Sipas marinës, incidenti të martën shënoi incidentin e tretë të tillë në dy muajt e fundit. Dy interceptime të tjera u regjistruan në prill në të njëjtën zonë.