Fillimi LajmeSHBA, 3 të vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në një kishë

SHBA, 3 të vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në një kishë

nga Shekulli Agency

Në një shkëmbim zjarri që ndodhi në një kishë gjatë meshës në Teksas u vranë dy besimtarë dhe sulmuesi.

Policia njoftoi se të shtënat ndodhën në periferinë e qytetit Fort Worth. Sulmuesi nxori armën dhe filloi të qëllojë ndaj besimtarëve të mbledhur. 

Pasi që filloi të sulmojë, ai u qëllua nga njëri prej dy pjesëtarëve vullnetarë të sigurimit të kishës.

Ende nuk dihet motivi i të shtënave.

“Sigurimi reagoi shpejtë dhe për gjashtë sekonda të shtënat u ndërprenë. Dy rojet të cilët ishin vullnetarë në ekipin e sigurimit përdorën armët dhe ndaluan vrasësin, duke shpëtuar një numër të madh jetësh”, deklaroi nënkoloneli Dan Patrik.

Autoritetet njoftuan se në momentin e të shtënave në kishën në West Freeway ndodheshin rreth 240 njerëz.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies