29


VI PRANË TEJE
Ngadalë vi si një erë mali,
Të puthë ballin me butësi,
Faqet dora ti përkëdhel,
Buzët zjarr ti dua Ty.
Të shikoj me kërshëri,
Sytë që hapen me ngadalë,
Rrahjet zemrat seç i shpejtojnë,
Në përqafim ato na ftojnë.
Fjalët e gojës ngelën në gjysmë,
Ritmi i zemrës kërkon qetësim,
Vetëvetiu shpejtë u gjendëm,
Në të bukurin përqafim.
UNË
Përmes shpirtit tënd frymoj më lehtë,
Përmes syve të ty, shof me larg,
Dhe përmes zemrës tënde,
E dua më shumë jetën.
PËR TY
Sonte do të ngre,
Një gotë më shumë për ty,
I dashuri atdhe,
Që të kam mbi çdo gjë,
E të kam mbi çdo fe.