Fillimi LajmeSentop: Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin por një shtet terrorist

Sentop: Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin por një shtet terrorist

nga Shekulli Agency

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop deklaroi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me gjithë fuqinë e saj pranë Azerbajxhanit.

Şentop në një postim nga llogaria e tij në median sociale ka reaguar kundër sulmeve të Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

“Sulmet e fundit kundër civilëve kanë treguar se Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin por një shtet terrorist i pandreqshëm nga pikëpamja e paqes për të gjithë rajonin dhe se ajo është përgjegjësja e vetme për pasojat që do lindin. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me gjithë fuqinë e saj pranë Azerbajxhanit”, ka thënë Şentop.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies