Fillimi LajmeRusia paralajmëron YPG/PKK-në që të tërhiqet

Rusia paralajmëron YPG/PKK-në që të tërhiqet

nga Shekulli Agency

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se nëse elementët terroristë të YPG/PKK-së nuk tërhiqen nga kufiri me Sirinë ushtria turke “do të kalojë mbi ta”.

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov ka bërë vlerësime lidhur me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë.

Peskov theksoi se SHBA në vitet e fundit ka qenë aleatja më e afërt e elementëve të YPG/PKK-së.

“Si rezultat i kësaj SHBA i braktisi dhe në një mënyrë i tradhtoi ata. Aktualisht i ka lënë ata në kufi dhe preferojnë që t‘i vendosë të luftojnë me turqit”, shtoi Peskov.

Peskov tha se në kuadër të marrëveshjes YPG/PKK-ja duhet të tërhiqet nga kufiri, duke shtuar më tej se, “Nëse nuk tërhiqen, siguria kufitare siriane dhe policia ushtarake ruse do të jenë të detyruar të tërhiqen dhe sipas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Turqisë nëse nuk tërhiqen nga kufiri me Sirinë ushtria turke kalon mbi ta (YPG/PKK)”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies