Fillimi LajmeRusia kryen stërvitje ushtarake në Detin e Zi me mbi 30 anije luftarake

Rusia kryen stërvitje ushtarake në Detin e Zi me mbi 30 anije luftarake

nga Shekulli Agency

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se më shumë se 30 anije luftarake të marinës ruse kanë lundruar në Detin e Zi për të kryer një stërvitje ushtarake.

“Anijet luftarake lundruan nga portet e Sivastopol dhe Novorossysk siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Më 20 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në të gjitha zonat e saj dhe nga të gjitha fushat ushtarake në muajin e ardhshëm.

Në njoftim thuhet se në këto stërvitje do të marrin pjesë 140 anije detare, 60 avionë dhe mbi 10 mijë ushtarë.

Stërvitjet u njoftuan në mes të tensioneve të larta me Ukrainën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies