Fillimi LajmeRusia e gatshme t’i shesë Turqisë avionët luftarakë Su-35

Rusia e gatshme t’i shesë Turqisë avionët luftarakë Su-35

nga Shekulli Agency

Sergey Chemezov, drejtor i korporatës shtetërore ruse Rostec, tha se Rusia është e gatshme t’i shesë Turqisë avionë luftarakë Su-35.

Chemezov mbajti konferencë për media në të cilën foli për bashkëpunimin ushtarako-teknik të Rusisë dhe Turqisë.

Turqia propozoi blerjen e avionëve luftarak të prodhimit rus.

“Nëse homologët tanë turq shprehin interes, jemi gati të flasim për dorëzimin e Su-35”, tha Chemezov.

Su-35 është një avion shumëdimensional luftarak i kompanisë Sukhoi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies