Fillimi LajmeRusia akuzon NATO-n për “destabilizimin e shteteve post-sovjetike”

Rusia akuzon NATO-n për “destabilizimin e shteteve post-sovjetike”

nga Shekulli Agency

Rusia akuzoi NATO-n për destabilizimin e shteteve post-sovjetike dhe një sërë vendesh perëndimore për militarizimin e Ukrainës “për të nxitur përshkallëzimin e vazhdueshëm midis këtij vendi dhe Perëndimit”.

Pas një telefonate mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij italian, Luigi Di Maio, Ministria e Jashtme ruse publikoi një njoftim.

Lavrov argumentoi se natyra destabilizuese e veprimeve të NATO-s në shtetet post-sovjetike dhe militarizimi i Ukrainës çuan në përshkallëzimin e vazhdueshëm, sipas njoftimit.

Për depërshkallëzimin, Kievit duhet t’i kërkohet të respektojë marrëveshjet e Minskut dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të formatit të Normandisë dhe Grupit Trepalësh të Kontaktit, i tha Lavrov homologut Di Maio.

Në njoftim thuhet se përpjekjet ruse për të ofruar garanci ligjore afatgjata të sigurisë në Evropë, bazuar në zbatimin e parimit të njohur përgjithësisht të pandashmërisë së sigurisë, u diskutuan gjithashtu nga të dy ministrat.

Rusia kohët e fundit grumbulloi më shumë se 100.000 trupa pranë Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Kremlini mund të planifikonte një tjetër ofensivë ushtarake kundër Ukrainës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies