Fillimi LajmeRritet numri i viktimave nga tërmeti në 40

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në 40

nga Shekulli Agency

Pas operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, numri i viktimave është rritur në 40.

Ekipet e shpëtimit nga Shqipëria, Turqia, Kosova dhe vende të tjera zhvillojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për disa persona që dyshohet se janë të bllokuar ende në ndërtesat e rrënuara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6,3 ballë që goditi vendin më 26 nëntor është 40.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar më herët se 658 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim mjekësor në spitale dhe aktualisht po trajtohen dhjetëra të lënduar.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në Tiranë dhe Durrës.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ato ndërkombëtare vijon në Durrës dhe për momentin është ndërprerë në Thumanë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Në kampingun e ngritur në Njësinë Administrative Thumanë, pranë objekteve të dëmtuara dhe në kampingun e ngritur në qytetin e Durrësit dhe disa fshatra janë akomoduar mijëra banorë.

Të martën në orën 3:55 Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Durrës me magnitudë 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies