Fillimi LajmeRoja Bregdetare turke ndoqi motoskafet greke që kishin shkelur ujërat territoriale

Roja Bregdetare turke ndoqi motoskafet greke që kishin shkelur ujërat territoriale

nga Shekulli Agency

Në det të hapur në Ballëkesir (Balıkesir), njësitë e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë nxorën nga ujërat territoriale turke njësitë e Rojës Bregdetare të Greqisë, pasi kishin bërë shkelje.

Sipas deklaratës së bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë, një skaf u dërgua në det të hapur në provincën Ajvallëk (Ayvalık) pas kërkesës për ndihmë nga një gomone me refugjatë, të cilës pala greke i kishte hequr motorin dhe e kishte shtyrë në ujërat territoriale të Turqisë.

Pasi u përcaktua se 3 njësi të Rojës Bregdetare të Greqisë kishin shkelur ujërat territoriale të Turqisë, në zonë u dërguan edhe 5 motoskafe të tjera.

Ndërkohë që u shpëtuan 10 refugjatë që kishin mbetur të bllokuar në det, njësitë greke u përzunë nga ujërat territoriale të Turqisë.

trt-shqip

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies