Fillimi LajmeRegjimi i Assadit rrëmbeu 1.916 sirianë që janë kthyer në atdhe

Regjimi i Assadit rrëmbeu 1.916 sirianë që janë kthyer në atdhe

nga Shekulli Agency

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë pesë viteve të fundit ka rrëmbyer së paku 1.916 refugjatë sirianë të cilët janë kthyer në atdhe, lajmëroi Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR).

SNHR shpalli raportin mbi numrin e refugjatëve sirianë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2019, të cilët janë kthyer në atdhe, pas çka u përballën me arrestime dhe rrëmbime nga regjimi i Assadit. 

Siç theksohet, në mesin e 1.916 civilëve, aq sa janë rrëmbyer në pesë vitet e fundit, gjenden 219 fëmijë dhe 157 gra, ndërsa 15 civilë vdiqën si pasojë e torturave të ndryshme. 

Po ashtu theksohet se prej gjithsej 1.916 civilëve të rrëmbyer, 1.132 me dhunë janë rekrutuar pasi janë liruar. 

I panjohur është fati i së paku 638 civilëve të cilët kanë qëndruar në burgjet e regjimit. 

“Regjimi sirian vazhdon të jetë një kërcënim serioz dhe barbar. Refugjatët sirianë në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehen në vendin e tyre”, porositet në raportin e SNHR-së . 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies