Fillimi LajmeRegjimi i Asadit vazhdon sulmet në Siri, disa civilë të vdekur

Regjimi i Asadit vazhdon sulmet në Siri, disa civilë të vdekur

nga Shekulli Agency

Në sulmet e regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, kundër vendbanimeve civile në Gutën Lindore e cila gjendet në mesin “zonave jokonfliktuale” në kryeqytetin Damask, kanë humbur jetën 5 civilë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, raporton (AA).

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në pjesën rurale të Damaskut, SIraç Muhammed, në një deklaratë për AA, tha se “Regjimi i Asadit e sulmoi lagjen Kafr Batna 8 herë nga toka.”

Muhammed duke theksuar se në bombardimin i cili për shënjestër ka marrë vendbanimet kanë humbur jetën 5 civilë, njoftoi se nga sulmi janë dëmtuar edhe vendbanimet.

Guta Lindore gjendet në mesin 4 “zonave jokonfliktuale”, që Turqia, Rusia dhe Irani e kishin përcaktuar në mbledhjen e mbajtur më 3-4 maj në Astana.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies