Fillimi LajmeRefugjatët nga Maqedonia kthehen në Greqi

Refugjatët nga Maqedonia kthehen në Greqi

nga Shekulli Agency

Qendrën transitore të pranimit të refugjatëve “Vinojug” që gjendet afër kufirit jugor të Maqedonisë dje e kanë braktisur 13 persona, të cilët janë kthyer në Greqi, raporton (AA).

Informacionin e konfirmuan nga zyra e UNHCR-së në Shkup duke shtuar se edhe më herët ka ngjarë që refugjatët e Maqedonisë të kthehen në Greqi.

Sipas informacioneve nga terreni, refugjatët që gjenden në qendrën e pranimit “Vinojug” vullnetarisht e braktisin këtë qendër dhe kthehen në Greqi, meqë atje funksionon marrëveshja për riatdhesim. Në këtë mënyrë, refugjatët më lehtë mund të mbërrijnë deri te vendet e BE-së, ndërsa në Maqedoni mund të paraqiten vetëm për të kerkuar azil.

Momentalisht në territorin e Maqedonisë janë gjithsej 117 refugjatë. Prej tyre, 45 gjenden në kampin e refugjatëve në Tabanoc jo shumë larg kufirit verior të Maqedonisë, ndërsa 36 refugjatë ka në “Vinojug”. 36 refugjatët tjerë, azilkërkues në vend, gjenden në Shkup.

Disa herë organizatorët të cilët u angazhuan në përballjen me krizën e refugjatëve kërkuan nga institucionet kompetente në vend për t’i përmirësuar kushtet e refugjatëve të cilët qëndrojnë në Maqedoni, meqë në qendrat e pranimit në të cilat janë vendosur nuk ka kushte për qëndrim të gjatë, për arsye se janë të dedikuara për qëndrim afatshkurtër të refugjatëve.

Që nga viti i kaluar, nga 9 marsi, zyrtarisht është mbyllur “Rruga Ballkanike”. Refugjatët mbetën të bllokuar në vendet e rajonit, në pamundësi që të udhëtojnë deri te destinacioni i tyre final, në vendet perëndimore të Evropës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies