Fillimi LajmeRaundi i 7-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë fillon më 10 korrik

Raundi i 7-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë fillon më 10 korrik

nga Shekulli Agency

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se raundi i 7-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës do të fillojnë më 10 korrik.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e Përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, theksohet se në raundin e 7-të të bisedimeve krahas temave kryesore që përbëjnë themelin e negociatave do të vazhdojnë takimet ku do diskutohen çështjet kushtetuese dhe ligjore ashtu si edhe në raundin e mëparshëm në nivel të ekspertëve.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera se në raundin e 7-të të bisedimeve ashtu si edhe në raundet e tjera do të ftohen delegacionet e përcaktuara në vendimin nr 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Delegacionet opozitare dhe të regjimit që janë ftuar do të mbërrijnë në Gjenevë më 9 korrik dhe më datën 10 do të fillojnë bisedimet.

Gjithashtu në deklaratën ku nuk jepet informacion për kohën se sa do të zgjasin negociatat theksohet se Mistura ka planifikuar të mbajë raundet e tjera në muajin gusht dhe shtator.

Bisedimet për Sirinë përbëhen nga 4 tema kryesore të cilat janë qeveria e tranzicionit, kushtetuta, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies