Fillimi LajmeMinistri i Jashtëm i Turqisë të dielën për vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Turqisë të dielën për vizitë zyrtare në Maqedoni

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu (Mevlüt Çavuşoğlu), të dielën më 18 qershor do të qëndrojë për një vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shteti me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë.

Siç njofton kabineti i ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në takimin mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat thuhet më tej, do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, dhe si bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ministri i Çavusoglu do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev.

Ministrat Çavusoglu dhe Dimitrov do të marrin pjesë dhe në iftarin e shtruar nga ambasada e Turqisë në Shkup.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies