Fillimi PolitikëDimovski: Pas zgjedhjeve lokale shpresoj të ketë zgjedhje parlamentare

Dimovski: Pas zgjedhjeve lokale shpresoj të ketë zgjedhje parlamentare

nga Shekulli Agency

Fakti që VMRO-DPMNE është në opozitë nuk është vullneti i qytetarëve të Maqedonisë, por është fryt i disa lojërave mes partive politike nën tavolinën e gjelbërt, kërcënimeve dhe presioneve. Kështu ka deklaruar Ilija Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të kësaj partie, e cila në Muzeun e VMRO-së po e feston 27 vjetorin e themelimit.

“Kjo është një gjendje jo e natyrshme, për shkak se kur vendoset një gjendje jo e natyrshme çdoherë ka kundër reagim. Unë besoj se kundër reagimi i qytetarëve të Maqedonisë do të jetë më i madh dhe më i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha Dimovski duke shpresuar që më pas menjëherë të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies