Fillimi LajmeRama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

Rama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shqipëri nga Turqia do të mbërrijnë autoambulancat e reja për emergjencat civile.

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për AA konfirmuan se autoambulancat në fjalë janë një nga elementët e grantit të Turqisë në funksion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, konkretisht për forcat e specializuara për emergjencat.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet turke ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake dhe të emergjencave civile.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies