Ekim Alptekin, kryetari i Këshillit Afarist Turqi-SHBA pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) tha se disa pretendime imagjinare lidhur me atë se “Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn dhe zytarët turq kanë diskutuar për rrëmbimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen”, kanë për qëllim ta dëmtojnë Turqinë.
Alptekin në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) foli për pretendimet të cilat janë publikuar në gazetën amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) lidhur me atë se “Është realizuar një takim mes Flynn dhe të birit të tij me disa zyrtarë turq për rrëmbimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen jashtë SHBA-ve, në këmbim të 15 milionë dollarëve, dhe se po ashtu ky takim po hetohet nga prokurori special i autorizuar Robert Mueller, i cili zhvillon hetimet për Rusinë”.
Alptekin tha se në takimin e organizuar nga vetë ai assesi nuk është diskutuar për një çështje të tillë. “Unë me këmbëngulje iu shmanga dhënies së përgjigjeve për pretendimet ndaj meje, të publikuara gjatë kohëve të fundit. Por, me keqardhje po shoh se edhe disa organe të respektuara të shtypit po i vlerësojnë këto gënjeshtra, të cilat dihet se kujt i shërbejnë”, tha ai.
Duke theksuar se i vetmi qëllim i këtyre pretendimeve të cilat janë produkt i imagjinatës është që të dëmtohet Republika e Turqisë, Alptekin thotë se “Me keqardhje po shoh se disa persona në shtetin tonë synojnë që t’i përdorin këto gënjeshtra në emër të ambicieve të tyre politike. Nuk kam asnjë dyshim se të vërtetat një ditë do të dalin në shesh dhe do t’i bëj të turpërohen ata të cilët i kanë transmetuar këto gënjeshtra tek opinioni publik”.
Një nismë e re me mbështetje të FETO-s
Edhe avokati i Flynn, Robert Kelner ka thënë se pretendimet në artikullin e WSJ-së janë “gënjeshtra dhe shumë të shëmtuara”.
WSJ nuk ka shpalosur një adresë konkrete për burimin e përmbajtjes së takimit i cili pretendohet se është zhvilluar mes Flynn dhe zyrtarëve e biznesmenëve turq.
Pretendimet në fjalë të cilat vlerësohen si një nismë e re në mbështetje të FETO-s ndaj Turqisë, thuhet se po zënë vend në mediat amerikane për shkak të përdorueshmërisë së tyre në aspektin e ekuilibrit të brendshëm politik në SHBA.
Dihet se FETO, e cila ndodhet në krye të grupeve të cilat punojnë kundër Turqisë në SHBA, përveç procesit ligjor kundër Turqisë, po transferon materiale dhe burime serioze financiare edhe në marrëdhëniet me publikun dhe fushatat për propagandë.