Putin fajëson vendet perëndimore për “vendosjen e standardeve të tyre, pa marrë parasysh karakteristikat kulturore, fetare dhe kombëtare të rajonit”
Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi të premten vendet perëndimore për politikat e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Në një intervistë në qytetin e Rusisë Vladivostok, Putin ka reaguar ndaj fotos së vogëlushes 3 vjeçare siriane, Aylan Kurdi, trupi i pajetë i së cilës u gjet në bregdetin turk, në përpjekje për të arritur me familjen e saj në ishujt grekë.
“Ky ishte një zhvillim i pritshëm për ne. Ne kemi paralajmëruar se atje problemet do të përshkallëzohen, nëse partnerët tanë perëndimorë vazhdojnë politikat e tyre të gabuara në rajonet muslimane, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.”
“Pra, çfarë është kjo politikë e gabuar? Kjo është imponimi i standardeve të tyre pa marrë parasysh karakteristikat kulturore, fetare dhe kombëtare të rajonit”.
Fotot e fëmijës i cili u gjet në brigjet turke, pasi varka në të cilën ndodhej ajo dhe familja e saj u mbyt gjatë rrugës për në ishujt grekë në detin Egje, ka nxitur reagime emocionale në mediat sociale.
Sipas OKB-së, rreth 2,500 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur për të arritur në Evropë këtë vit.
