Fillimi LajmeProkurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit

Prokurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit

nga Shekulli Agency

Vetëm nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, prokurorët financiarë i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të pezullojë imunitetin e kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, nga shkaku i një hetimi i cili pretendon se janë bërë punësime të rreme në Parlament.

Televizionet “Europe 1” dhe “France Inter” kanë raportuar se gjyqtarët francezë të cilët hapën helmimin në dhjetorin e kaluar, më 29 mars kanë dorëzuar një kërkesë në zyrën e prokurorit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Le Pen, që është lidere e Frontit Nacional, nga ana e saj e ka cilësuar këtë veprim si diçka të zakontë. “Është një procedurë normale, nuk jam e befasuar”, tha ajo për radion France Info.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies