Fillimi LajmePresidenti Thaçi dënon ashpër vrasjen e Ivanoviçit

Presidenti Thaçi dënon ashpër vrasjen e Ivanoviçit

nga Shekulli Agency

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Në një komunikatë me shkrim nga Presidenca thuhet se Presidenti Thaçi ka dënuar ashpër vrasjen e Ivanoviçit.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

Kujtojmë se sot në mëngjes Ivanoviç ishte qëlluar me armë para zyrës së tij në veri të Mitrovicës. Më pas ai iu nënshtrua plagëve të rënda si pasojë e sulmit me armë.

AA

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies