Fillimi LajmePresidenti Erdogan vizitë në Kuvajt, pritje me ceremoni zyrtare

Presidenti Erdogan vizitë në Kuvajt, pritje me ceremoni zyrtare

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kuvajt u prit me një ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, sheiku Sabah Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah, raporton (AA).

Ceremonia është mbajtur në Pallatin Bejan, ndërsa pas prezantimit të delegacioneve, Erdoğan dhe Sabah kaluan në takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, Hulusi Akar, ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Esref Fakibaba, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ministri i Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Veysel Eroglu, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan, kreu i shërbimeve inteligjente (MIT), Hakan Fidan dhe zëdhënësi i Presidenës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies