Fillimi LajmePolicia turke: 6 shtetas gjerman janë ndaluar afër kufirit me Sirinë

Policia turke: 6 shtetas gjerman janë ndaluar afër kufirit me Sirinë

nga Shekulli Agency

Personat e ndaluar në Sanliurfa dyshohen se kanë tentuar të kalojnë në Siri, deklaroi policia

policia-turkeXhandarmeria turke ka arrestuar gjashtë shtetas të Gjermanisë të cilët dyshohen se kanë tentuar të kalojnë kufirin jugor që lidhë Turqinë dhe Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Personat janë arrestuar të premten në provincën juglindore Sanliurfa, deklaroi policia.

Ekipet e xhandarmerisë kanë thënë se gjashtë persona kanë provuar të kalojnë në Siri nëpërmjet kufirit në Goktepe i cili gjendet në rajonin Birecik.

Zyrtarët thanë se të arrestuarit do të deportohen.

Më shumë se 100,000 njerëz janë arrestuar nga janari i këtij viti, gjatë tentativës për të kaluar kufirin Turqi-Siri.

Në bazë të të dhënave të zyrtarëve turq, ky shtet ka deportuar mbi 1,100 persona të cilët përshkruhen si të huaj që shkojnë në Siri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies